Pas goditjes së mjekes në QSUT nga dy persona, të cilët e dhunuan duke e akuzuar për neglizhencë për mos mjekim e të afërmit të tyre, i cili ndërroi jetë në Infektiv ka reaguar Qendra Spitalore Universitare në Tiranë.
“Shërbimi Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti.
Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.“, thuhet në reagim. Ngjarja ndodhi në ambientet e spitalit, ku mjekja është goditur me grushte , dhe autorët kanë pretenduar për neglizhencë mjekësore ndaj një të afërmi të tyre që po mjekohej. Të arrestuar janë Igli Spahija dhe Bledar Bali ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë. /Gazeta Express
UBT dhe EON Reality po startojnë me versionin e ri të inteligjencës artificiale “SPATIAL AI and EON AI ASSISTANT”,...