Goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, kapet 17-vjeçari në Fier - Gazeta Express
string(69) "goditi-me-mjet-preres-bashkemoshatarin-e-tij-kapet-17-vjecari-ne-fier"

Shqiperi

Gazeta Express

12/01/2025 13:07

Goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, kapet 17-vjeçari në Fier

Shqiperi

Gazeta Express

12/01/2025 13:07

Një 17-vjeçar në Fier është kapur dhe është shoqëruar në Polici pasi mbrëmejn e djeshme ka goditur me mjet prerës në këmbë një 16-vjeçar.

Sipas asaj që njofton policia, 17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Fier- Goditi me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku është dëmtuar me mjet prerës në këmbë një 16-vjeçar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe pas disa orësh kërkim, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 17-vjeçarit nga lagja “Mbrostar Ferko”, Fier.

17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Advertisement
Advertisement
Advertisement