string(67) "goditi-arbitrin-pas-ndeshjes-arrestohet-punetori-i-fushes-ne-kavaje"

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2024 19:59

Goditi arbitrin pas ndeshjes, arrestohet punëtori i fushës në Kavajë

Shqiperi

Gazeta Express

28/01/2024 19:59

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi goditi arbitrin kryesor, pas ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja” në Kavajë.

I arrestuari ishte punëtori i fushës së futbollit ku u zhvillua ndeshja, ndërsa policia bën me dijse se në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 44 vjeç (punëtor i fushës), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”.

Ky shtetas, në përfundim të  ndeshjes “Luzi-2008-Lushnja”, në momentin që lojtarët dhe arbitrat po hynin në dhomat e zhveshjes, ka goditur arbitrin kryesor të ndeshjes. 44-vjeçari është neutralizuar menjëherë  nga shërbimet e Policisë dhe është vënë në pranga”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.