Goditi arbitrin e ndeshjes, shoqërohet në polici futbollisti shqiptar - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2020 21:31

Goditi arbitrin e ndeshjes, shoqërohet në polici futbollisti shqiptar

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2020 21:31

Në ndeshjen e kategorisë së Dytë në futboll mes Gramshit dhe Adës së Velipojës ka pasur tension.

Lojtari i Adës së Velipojës 29-vjeçari V.P. ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes, 32-vjeçarin me iniciale B.L., pasi nuk ka qenë dakord për ekzekutimin e një penalltie.

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme procedurale.