Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, në pranga dy kineze dhe pronari i apartamenteve - Gazeta Express
string(89) "goditet-rrjeti-i-prostitucionit-ne-durres-ne-pranga-dy-kineze-dhe-pronari-i-apartamenteve"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2025 20:10

Goditet rrjeti i prostitucionit në Durrës, në pranga dy kineze dhe pronari i apartamenteve

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2025 20:10

Një tjetër rast i shfrytëzimit të vajzave të huaja për qëllime fitimprurëse është zbuluar në Durrës, ku policia finalizoi operacionin “Storm 5”.

Dy shtetase kineze, 54 dhe 40 vjeçe, u arrestuan pasi ushtronin aktivitet të paligjshëm prostitucioni në dy apartamente të marra me qira pa kontratë, në lagjen nr. 13. Ambientet ishin përshtatur si pika shërbimi.

Në pranga përfundoi edhe pronari i apartamenteve, 39 vjeç, i dyshuar se ishte në dijeni të aktivitetit. Gjithashtu, u proceduan penalisht 7 persona të tjerë – pesë shqiptarë dhe dy shtetase kineze.

Policia sekuestroi pasaporta, para, karta banke dhe celularë. Hetimet zbuluan se aktiviteti menaxhohej përmes një call center, duke ngritur dyshime për lidhje me rrjete ndërkombëtare. Prokuroria e Durrësit po vijon hetimet.