Goditet rrjeti i lojërave të fatit të paligjshme në Tiranë, shpallen në kërkim 2 shtetas kinezë - Gazeta Express
string(94) "goditet-rrjeti-i-lojerave-te-fatit-te-paligjshme-ne-tirane-shpallen-ne-kerkim-2-shtetas-kineze"

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 14:08

Goditet rrjeti i lojërave të fatit të paligjshme në Tiranë, shpallen në kërkim 2 shtetas kinezë

Shqiperi

Gazeta Express

27/08/2025 14:08

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Jackpot”, të zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.

Gjatë operacionit u identifikuan dhe u goditën dy ambiente të përshtatura për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, të ndodhura në zonat e Mjull Bathores dhe Vaqarrit.

Gjetjet e operacionit:

U sekuestruan 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë, të cilat shërbenin për aktivitetin e paligjshëm.

U proceduan penalisht 4 shtetas, ndër ta një shtetas kinez, dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë kinezë.

Personat e proceduar janë:

B. D., 65 vjeç

R. L., 33 vjeç

L. M., 63 vjeç

G. Ch., 43 vjeç, shtetas kinez

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit kinezë W. Zh dhe Y. L, për të cilët vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Tiranës nënvizon se operacionet për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit do të vijojnë me intensitet të lartë.