Goditet një grup i dyshuar për trafik droge në Elbasan, 3 të arrestuar - Gazeta Express
string(69) "goditet-nje-grup-i-dyshuar-per-trafik-droge-ne-elbasan-3-te-arrestuar"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 20:26

Goditet një grup i dyshuar për trafik droge në Elbasan, 3 të arrestuar

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 20:26

Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e sotme në Elbasan ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas gazetarit Fatmir Popja, aksioni u realizua nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëviznin të dyshuarit, policia sekuestroi rreth 45 kilogramë kanabis sativa, një armë zjarri me municion, një shumë parash dhe disa telefona celularë me karta SIM shqiptare dhe të huaja.

Sipas policisë, ndërhyrja erdhi pas dyshimeve se mjeti po transportonte drogë. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet, por është ndaluar nga forcat e rendit në një zonë periferike të qytetit.

Gjatë operacionit, një punonjës policie ka mbetur i lënduar lehtë aksidentalisht nga thyerja e një xhami dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të verifikuar nëse persona të tjerë janë të përfshirë. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement