Një grup shqiptar që dyshohet se fusnin kokainë nga Amerika e Jugut në Europë janë goditur gjatë një operacioni të finalizuar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Në total u arrestuan 12 persona, 5 prej të cilëve u kapën në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër në vende si Spanja apo Italia, ku ky grup kishte aktivitet.
Pas prangosjes së tyre, Interpol Tirana ka nisur procedurat e ekstradimit të tyre drejt Italisë, vend ku janë vënë në akuzë për trafik ndërkombëtar droge nga Gjykata e Breshias.
Konkretisht referuar të dhënave të bëra publike, ky grup dyshohet se ka trafikuar drogë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore.
Në vendin tonë pjesë e hetimeve është bërë dhe Prokuroria e Posaçme e cila ka koordinuar operacionin për kapjen e shqiptarëve të dyshuar si të përfshirë.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...