Goditet fëmija shtatëvjeçar në Tetovë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(75) "goditet-femija-shtatevjecar-ne-tetove-shoferi-largohet-nga-vendi-i-ngjarjes"

Maqedoni

Gazeta Express

03/11/2025 14:17

Goditet fëmija shtatëvjeçar në Tetovë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Maqedoni

Gazeta Express

03/11/2025 14:17

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën “Bllagoja Toska”, ku një automjet ka goditur një fëmijë dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Më datë 02.11.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin „Bllagoja Toska“ në Tetovë, një automjet i pasagjerëve ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar-këmbësor nga Tetova, pas çka shoferi me automjet është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë.

Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga SPB Tetovë.