Godet Kejvina! Bankieri është ai që përgatit koktejlet? - Gazeta Express
string(53) "godet-kejvina-bankieri-eshte-ai-qe-pergatit-koktejlet"

Godet Kejvina! Bankieri është ai që përgatit koktejlet?

Gazeta Express

12/02/2020 15:18

Emri i modeles Kejvina Kthella vazhdon të lakohet në rrjetet sociale. Së fundmi në internet është duke qarkulluar në mënyrë virale një video ku modelja gjatë një interviste televizive nuk kupton pyetjen e moderatores.

Disa kohë më parë, Kejvina ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, e cila e pyeti nëse do martohej me një bankier.

Lexo Edhe:

Por ish-velina ngatërroi profesionin e bankierit, me atë të banakierit.

Rudina Dembacaj: Do martoheshe me një bankier?

Kejvina Kthella: Bankier është ai që bën koktejlet?

Kejvina ka qenë velina në emisionin e Ermal Mamaqit, e cila u bënte pyetje të ftuarve dhe së fundmi u përfol për lidhje intime me Redjan Rrajën, të arrestuarin si autor të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

Modelja përfundoi në prokurori dhe iu sekuestrua telefoni pasi në tabulatet e marra nga celulari i Rrajës, Kthella ishte një ndër personat me të cilën 34-vjeçari komunikonte më shpesh.