string(73) "go-dhuron-dy-veturat-e-para-avatr-12-nje-shkon-ne-gjakove-e-nje-ne-durres"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 15:37

GO+ dhuron dy veturat e para AVATR 12, një shkon në Gjakovë e një në Durrës!

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 15:37

Pija energjike GO+ ka përmbushur premtimin e saj për të dhuruar veturat e para elektrike AVATR 12 në kuadër të lojës së madhe shpërbëlyese.

Dje gjatë ditës, dy fituesit fatlumë- një nga Kosova dhe një nga Shqipëria- janë shpallur fituesit e këtyre super veturave elektrike, duke shënuar një moment të paharrueshëm për dy konsumatorët besnikë të pijes energjike.

Në Kosovë, fitues u shpall qytetari Riza Xaja nga Gjakova, ndërsa në Shqipëri vetura i shkoi qytetarit Ferit Dyrmishi nga Durrësi.

Procesi i përzgjedhjes së fituesve u bë në transmetime live, duke e bërë lojën sa më transparente, por edhe më emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Në Kosovë, ngjarja u transmetua në Klan Kosova me fillim nga ora 12:00, kurse në Shqipëri përzgjedhja e fituesit u përcoll nga TV Klan nga ora 18:00.

Teksa të dy fituesit u shprehën të emocionuar dhe të lumtur, ata falënderuan GO+ për mundësinë e jashtëzakonshme dhe për dhurimin e këtyre veturave që përfaqësojnë të ardhmen e transportit të qëndrueshëm.

Për ta bërë sa më të paharruar dhe për ta përcjellur atmosferën festive nga afër, përfaqësuesit ligjor të GO+ udhëtuan drejt Gjakovës pas përfundimit të emisionit për t’ia dhuruar veturën fituesit Riza Xaja.

Siç edhe pritej, aty ishin grumbulluar shumë të afërm për ta parë momentin e mbërritjes së super veturës AVATR 12.

Nga loja shpërblyese, nga një veturë do të dhurohet çdo muaj për Kosovë dhe Shqipëri, duke përfshirë gjithsej 8 vetura për secilin vend.

Me lojën që vazhdoni, ju ende keni mundësi të fitoni një AVATR 12.

Çdo kod që regjistroni ju afron më pranë ëndrrës suaj për të zotëruar një super veturë.

– Pije një GO+

– Gjej kodin nën kapak

– Regjistroje në lojagoplus.com

– Regjistro 100 kode dhe rrit shanset tua për të fituar!

Sa më shumë kode, aq më shumë mundësi për të bërë ëndrrën tuaj realitet!

Mos humbisni këtë aventurë emocionuese që mund të ndryshojë jetën tuaj!

aaaaa