Gliha fajëson gjyqtarët pas humbjes, flet edhe për ndërprerjen e ndeshjes - Gazeta Express
string(72) "gliha-fajeson-gjyqtaret-pas-humbjes-flet-edhe-per-nderprerjen-e-ndeshjes"

Gliha fajëson gjyqtarët pas humbjes, flet edhe për ndërprerjen e ndeshjes

Sport

Gazeta Express

12/09/2023 23:52

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në “National Arena” përfundoi me rezultatin 2:0, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes, Primoz Gliha deklaroi: “Natyrisht se nuk ishte ndeshje e zakonshme për ne. Ishte ndeshje me presion. Ne nuk prisnim diçka të tillë. Këtu nuk ka politikë, është lojë. Do të jetë problem për ata”.

“Penallti për ata, penallti jo për ne. Situata ishte shumë e vështirë. Kishim shanse shumë të mira por nuk shënuam dhe kjo është kjo. Kemi pasur shanse të shumta sidomos në pjesën e parë”, shtoi ai.

“Vedati pati shanse të mira, Zhegrova po ashtu. Katër shanse me dhjetë lojtarë, bëhet e vështirë. Duhet të themi disa fjalë për referët, nuk i kuptoj disa vendime të tyre. Kriteri i referëve ishte problemi. Duhet të jetë i njëjtë për të dy ekipet”, deklaroi mes tjerash përzgjedhësi i Kosovës. /Gazeta Express/