Gledis Nano inspekton me dylbi sigurinë në plazhe: Mos neglizhoni askënd dhe zbatoni ligjin - Gazeta Express
string(90) "gledis-nano-inspekton-me-dylbi-sigurine-ne-plazhe-mos-neglizhoni-askend-dhe-zbatoni-ligjin"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 17:22

Gledis Nano inspekton me dylbi sigurinë në plazhe: Mos neglizhoni askënd dhe zbatoni ligjin

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 17:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, mesditën e sotme, inspektoi masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe.

Drejtor Nano, i shoqëruar nga Drejtori i DVP Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

Lexo Edhe:

Drejtori i Përgjithshëm  Gledis Nano ka kërkuar nga drejtuesit e strukturave, si dhe nga efektivët, angazhim dhe përkushtim, për zbatimin me rigorozitet të detyrave dhe masave shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim  parandalimin e  ngjarjeve që cënojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhe e zona turistike.

Nano: “Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike.

Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm.”