GKK prezanton programin e punëtorive për ekspozitën momentale të Lumturi Blloshmi, ‘Nga E Para’ - Gazeta Express
string(92) "gkk-prezanton-programin-e-punetorive-per-ekspoziten-momentale-te-lumturi-blloshmi-nga-e-para"

GKK prezanton programin e punëtorive për ekspozitën momentale të Lumturi Blloshmi, ‘Nga E Para’

Arte

Gazeta Express

18/09/2023 15:01

Si një ndër artistet më revolucionare në Shqipëri, Lumturi Blloshmi ofron një hapësirë shumë të madhe eksplorimi artistik nëpërmjet veprave të saj. Ndërmjetësimi i ekspozitës “Nga e para” përdor temat themelore të Lumturi Blloshmit për të ndezur dhe ri-interpretuar kreativitetin e vizituesve të Galerisë Kombëtare.

Humbja e babait si foshnje, si dhe humbja e dëgjimit si fëmijë, nuk e bëri Lumturinë të humbte besimin apo forcën për krijimtarinë e saj. Ajo krijoi dhe mbajti stilin e saj unik gjatë gjithë jetës, pavarësisht vështirësive. Disa nga temat që do të risjellim nëpërmjet ndërmjetësimit janë: tensionet e individit dhe qenies kolektive, gjetja dhe ruajtja e origjinalitetit ne mes të konfuzionit, përdorimi i karizmës personale dhe shprehisë ironike në vepër artistike si dhe përdorimi i jetës së përditshme si burim frymëzimi.

Lexo Edhe:

/Express