Nga 31 golat e shënuar në katër çerekfinalet me dy ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s (UNL) për sezonin 2024/25, pesë erdhën nga Gjermania dhe Portugalia.
Këto dy kombe ishin skuadrat që shënuan më së shumti dhe fituan grupet e tyre respektive, dhe golat pritet të jenë edhe një herë në rend të ditës në këtë përballje të parë ndonjëherë midis tyre në UNL, veçanërisht kur dihet se herën e fundit që u përballën, Gjermania fitoi pas një spektakël prej gjashtë gola (4-2).
Ajo fitore ishte pjesë e një serie prej pesë fitoreve radhazi të Gjermanisë kundër Portugalisë, dhe gjermanët tani janë për herë të parë në finalet e UNL, me avantazh të fushës pasi janë organizatorë të këtij eventi.
Kjo mund të jetë vendimtare për “Die Mannschaft”, e cila ka humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e fundit në tokën gjermane (8 fitore, 3 barazime) që kur Julian Nagelsmann humbi në debutimin e tij në shtëpi ndaj Turqisë (3-2 në nëntor 2023).
Portugalia kishte nevojë për kohë shtesë për të kaluar Danimarkën në çerekfinale, por ka një pedigree më të fortë se gjermanët në këtë fazë, duke fituar finalen e edicionit të parë të 2018/2019. Megjithatë, mes thashethemeve që José Mourinho mund të zëvendësojë së shpejti Roberto Martínez si trajner, një re pasigurie qëndron mbi Portugalinë.
Me karrierën ndërkombëtare të Cristiano Ronaldos që po i afrohet fundit, Portugalia ka disa çështje jashtë fushës që po dominojnë titujt e gazetave. Nëse ky do të jetë turneu i fundit i Ronaldos, ai duhet ta ndihmojë vendin e tij të tejkalojë një seri prej tre ndeshjesh radhazi pa fitore jashtë fushe (2 barazime, 1 humbje) pas humbjes në Danimarkë në çerekfinale (0-1), dhe mie të gjitha këto ndeshje të luajtura në këtë kompeticion, ata kanë një pengesë të madhe psikologjike për të kapërcyer.
Lojtarët për t’u parë:
Mes një beteje të klubeve të ndryshme për nënshkrimin e tij, Leroy Sané vjen me formë të fortë në këtë gjysmëfinale, me kontribut direkt në gjashtë gola për Bayern (4 gola, 2 asistime) që nga ndeshja e fundit e Gjermanisë.
Francisco Trincão e mbylli sezonin me klubin në një formë të mirë, me pesë kontribute (2 gola, 3 asistime) në pesë ndeshjet e fundit me Sporting CP, dhe shënoi dy herë pasi hyri si zëvendësues në suksesin e Portugalisë kundër Danimarkës.
Statistikë interesante:
Portugalia ka mbajtur vetëm një portë të paprekur në tetë ndeshjet e këtij cikli të Ligës së Kombeve. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare:
Gjermania – Portugalia
aaaaa