Gjysmëfinalja e Kupës vjen në mesjavë me dy super-sfida - Gazeta Express
string(55) "gjysmefinalja-e-kupes-vjen-ne-mesjave-me-dy-super-sfida"

Gjysmëfinalja e Kupës vjen në mesjavë me dy super-sfida

Basketboll

Gazeta Express

14/01/2025 12:27

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës do të dhurojnë spektakël të basketbollit, ku katër skuadra duan kualifikimin në finalen e madhe.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje dhe kush është më e mirë në dy takimet, kualifikohet në finale.

Lexo Edhe:

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet mes skuadrave rivale, Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku pritet një super sfidë në Palestrën “1 Tetori”.

Dy skuadrat kanë traditë në basketbollin e Kosovës dhe do të luftojnë për fitoren në ndeshjen e parë, që është shumë e rëndësishme.

Prishtinasit në çerekfinale eliminuan Pejën, derisa mitrovicasit skuadrën e Proton Cable Prizrenit.

Në ProCredit Superligë të dy skuadrat kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.

Gjysmëfinalja tjetër po ashtu pritet të jetë mjaft interesante mes Vëllaznimit dhe Bashkimit në Gjakovë.

Këto dy skuadra u përballën të dielën në Prizren, ndeshje që përfundoi me fitoren e vendasve 84:73, ndërsa në dy takimet tjera në elitë, dy skuadrat kishin nga një fitore ndaj njëra-tjetrës.

Kuqezinjtë në çerekfinale eliminuan Golden Eagle Yllin, ndërsa prizrenasit eliminuan Borën. /Gazeta Express/