Mesjava sjell super ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll te meshkujt.
Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, ku të katër skuadrat e duan kualifikimin në finalen e Kupës, e cila do të luhet më 12 shkurt në Prishtinë.
Dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina do të përballen sonte në palestrën e sporteve “Minatori”, ku pritet atmosferë e zjarrtë.
Në ndeshjen e parë, prishtinasit fituan 67:65, edhe pse kishin epërsi deri në 24 pikë, 27:3.
Dy pikë dallim bën që sfida të jetë e paparashikueshme.
Mitrovicasit duhet të fitojnë me tre pikë dallim nëse duan kualifikimin tutje, ndërsa bardhekaltrit humbja me një pikë, barazimi apo fitorja i kualifikon tutje.
Përballje tjetër e ‘zjarrtë’ pritet edhe në Prizren, ku do të përballen Bashkimi e Vëllaznimi, ku dy skuadrat synojnë kualifikimin në finale.
Takimi i parë në Gjakovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve 80:71.
Prizrenasit synojnë fitoren me dhjetë pikë dallim, ndërsa skuadra nga Gjakova mund të kualifikohet edhe me tetë pikë dallim.
Gjysmëfinalet e kthimit
E mërkurë
18:30 Trepça – Sigal Prishtina
E enjte
18:30 Bashkimi – Vëllaznimi