Gjyshja më seksi në botë tregon sekretin për dukjen e saj rinore - Gazeta Express

Fun

Gazeta Express

23/02/2021 12:50

Me i fundit

dpt

Gjyshja më seksi në botë tregon sekretin për dukjen e saj rinore

Fun

Gazeta Express

23/02/2021 12:50

Kjo grua është titulluar gjyshja më seksi në botë, për shkak të bukurisë së saj dhe pamjes rinore që ka.

Gina Stewart, 50 vjeçe, u bë e famshme në vitin 2018 për dukjen e saj rinore dhe sigurisht, duke mundur modelet që janë sa gjysma e saj me vite.

Ajo ka katër fëmijë, dhe një nip. Gina ka treguar se sekreti pas pamjes së saj rinore është në fakt mjaftë i thjeshtë, ajo nuk ha gluten, dhe e bazon dietën e saj në anti-oksidant.

Dietat e saja bazohen në ushqime të shëndetshme dhe në sasi jo të mëdha, dhe thotë se kjo i ka ndihmuar edhe në mënyrën se si ndjehet jo vetëm në atë si duket.

Ajo beson që qëndrueshmëria në dietë është ajo që e bënë një jetë të shëndetshme. Gjithashtu mendimet pozitive e kanë mbajtur më larg nga stresi.

Edhe në rast se stresohet, ajo e kalon atë ditë duke gjetur mënyra për ta bërë vetën më të lumtur. Të gjithë e dinë se stresi është një prej arsyeve kryesore të plakjes.

Ajo thotë se ushqimi që konsumon më së shumti janë boronicat dhe gjithashtu ecën çdo ditë në plazh.