Gjyshja e fiksuar pas Mourinhos: Në trupin e saj i ka 38 tatuazhe dedikuar portugezit - Gazeta Express
string(84) "gjyshja-e-fiksuar-pas-mourinhos-ne-trupin-e-saj-i-ka-38-tatuazhe-dedikuar-portugezit"

Gjyshja e fiksuar pas Mourinhos: Në trupin e saj i ka 38 tatuazhe dedikuar portugezit

Gazeta Express

08/12/2019 17:12

Viv Bodycote nga Hinckley i Anglisë është aq e fiksuar pas Jose Mourinhos, saqë në trupin e saj i ka bërë plot 38 tatuazhe dedikuar trajnerit portugez.

Gjyshja 62 vjeçare në tri vitet e fundit ka shpenzuar disa mijëra funte në mënyrë që ta vizatonte trupin e saj me motive të strategut që aktualisht e drejton Tottenham Hotspurin.

Lexo Edhe:

Përkundër gjithë këtyre tatuazheve, ajo ka thënë se ky nuk është fundi, porse do të vazhdojë të bëjë tatuazhe të tjera.

“Gjatë viteve kam shpenzuar disa mijëra funte në tatuazhe, por gjithçka është shpaguar, sepse e dua”, transmeton Telegrafi.

“Dhe jam e gatshme që të shpenzoj akoma më shumë. Në fakt, tashmë po mendoj për tatuazhe të reja. Jose është i mirë, i mençur dhe e dua për gjithçka që ka arritur si trajner. Absolutisht, e admiroj”, është shprehur Viv.