Gjyshja angleze arrestohet së bashku me 3 shqiptarë klandestinë në makinë


Gazeta Express
11 Dhjetor 2019 17:55

Kishte një punë të mirë si menaxhere në një kompani kateringu në Londër, por 53-vjeçares Jackie Willis i pëlqente ideja që të fitonte një shumë të mirë parash vetëm për të bërë një udhëtim disa orësh në shoqërinë e disa të panjohurve.

Por paratë e shpejta sjellin edhe rreziqe.

Të panjohurit në fakt ishin tre shqiptarë që kishin paguar shumën e 3000 sterlinave për të kaluar nga kufiri francez tunelin që ndan kontinentin me Britaninë e Madhe.

Por pikërisht në Calais, makina e anglezes bashkë me tre shqiptarët u ndalua nga forcat e rendit, duke zbuluar skemën e transportit ilegal, raporton A2 CNN.

Gjykatën franceze nuk e “zbuti” as fakti që është gjyshe, as lotët e derdhura, as fakti që do të kalojë festat e fundvitit në qeli.

Britanikja u dënua me 6 muaj burg, dhe nuk mund të kthehet në Francë për të paktën 2 vjet.

Te fundit


Kthehu lart