Gjyqtarja që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit Newsbomb: Më publikuat foton, tashmë më njeh i gjithë pallati - Gazeta Express
string(114) "gjyqtarja-qe-liroi-te-fortin-e-bandes-se-gaxhait-padit-newsbomb-me-publikuat-foton-tashme-me-njeh-i-gjithe-pallati"

Gjyqtarja që liroi të fortin e bandës së Gaxhait, padit Newsbomb: Më publikuat foton, tashmë më njeh i gjithë pallati

Gazeta Express

21/02/2020 15:12

Enkeleda Kapedani, gjyqtarja që vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit i të fortit të bandës së Gaxhait, Viktor Ymeri ka paditur portalin newsbomb.al me administratore Anila Bashën.

Gjyqtarja pretendon se fotoja që ka publikuar portali i ka krijuar asaj shqetësime dhe në këmbim kërkon 5 mln lekë dëmshpërblim.

Lexo Edhe:

Kapedani pretendon se pikërisht nga kjo foto, atë e njohu i gjithë pallati, në një kohë kur më herët s’e njihte askush.

“Që prej asaj dite jeta ime nuk ka vijuar më normalisht. Së pari më ka shkaktuar stres familjar, pasi familjarët e mi vuajnë përgjegjësinë e vendimarrjeve të mia. Bashkëshorti dhe fëmijët e mi, identifikohen si personat e publikuar në një foto së bashku me një gjyqtare që kishte bërë të pabërën pasi kishte nxjerrë nga burgu të fortin e bandës së Gaxhait. Deri para publikimit të fotos, unë isha person i panjohur në ambientin ku jetoj pasi askush nuk dinte se kush isha unë dhe çfarë pune bëja, Falë publikimit të fotos time private të vjedhur në profilin tim, tashmë më njeh i gjithë pallati, madje e gjithë lagjia”, thuhet në padinë e gjyqtares.

Gjyqtarja në padinë e saj përmend çështjen ‘Von Hannover’ kundër Gjermanisë ku GJEDNJ ka specifikuar që ‘fotografitë e botuara nëpër revista e gazeta mund të përmbajnë të dhëna tepër personale dhe madje intime në lidhje me një person’.