Gjyqtari kosovar kërkon falje për ofendimet ndaj Albin Kurtit, thotë se iu hakua Facebooku - Gazeta Express
string(89) "gjyqtari-kosovar-kerkon-falje-per-ofendimet-ndaj-albin-kurtit-thote-se-iu-hakua-facebooku"

Gazeta Express

26/03/2020 13:53

Gjyqtari kosovar kërkon falje për ofendimet ndaj Albin Kurtit, thotë se iu hakua Facebooku

Gazeta Express

26/03/2020 13:53

Qëndrim Vata është arsyetuar pas postimit të tij në rrjetet sociale, përmes së cilave mbrëmë e kishte fyer kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.

Gjyqtari kosovar u pezullua sot nga Komisioni i Gjyqtarëve pranë Federatës së Futbollit të Kosovës dhe mund të dënohet ashpër për postimin e tij.

Mirëpo, Vata është arsyetuar përmes rrjeteve sociale me një postim tjetër, duke thënë se profili i tij në Facebook ishte hakuar dhe se postimin e kishin bërë persona të papërgjegjshëm, e jo vetë ai.

Ai po ashtu ka kërkuar falje nga personat që janë prekur nga postimi i tij.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e gjyqtarit Qëndrim Vata: