Gjyqtari i njohur italian do ta drejtojë ndeshjen Kosovë – Zvicër - Gazeta Express
string(63) "gjyqtari-i-njohur-italian-do-ta-drejtoje-ndeshjen-kosove-zvicer"

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 16:23

Gjyqtari i njohur italian do ta drejtojë ndeshjen Kosovë – Zvicër

Futboll

Gazeta Express

18/11/2025 16:23

Një nga gjyqtarët më të njohur italian, Davide Massa do ta drejtojë ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 mes Kosovës dhe Zvicrës.

Kjo ndeshje luhet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i përket xhiros së fundit të këtyre kualifikimeve.

Davide Massa është një nga gjyqtarët më të besuar të UEFA-s, teksa është pajisur me stemën e FIFA-s në vitin 2014.

Për ndeshjen Kosovë – Zvicër, ai do të ketë përkrahjen e asistentëve të tij: Asistent i parë: Filippo Meli (ITA), asistent i dytë: Stefano Alassio (ITA), gjyqtar i katërt: Daniele Chiffi (ITA).

Në karrierën e tij si gjyqtar, Massa nuk e ka drejtuar asnjë ndeshje të Kosovës, ndërsa e ka ndarë drejtësinë në një ndeshje të Zvicrës.

Bëhet fjalë për ndeshje Rumani 1-0 Zvicër, të 21 nëntorit të vitit 2023 – ndeshje e luajtur në kuadër të kualifikimeve për Evropian./GazetaExpress/