Gjyqtarët turq delegohen për ndeshjen e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit - Gazeta Express
string(70) "gjyqtaret-turq-delegohen-per-ndeshjen-e-ballkanit-ndaj-dinamo-zagrebit"

Sport

Gazeta Express

03/10/2023 18:06

Gjyqtarët turq delegohen për ndeshjen e Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit

Sport

Gazeta Express

03/10/2023 18:06

Ballkani është duke u bërë gati për sfidën ndaj Dinamo Zagrebit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Therandasit e nisën me humbje kampanjën e dytë në fazën e grupeve nga Viktoria Plzen, ndërsa këtë të enjte do ta presin gjigantin kroat në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45.

Dinamo Zagreb vije në kryeqytetin e Kosovës pas fitores në ndeshjen e parë, ndaj Astanas.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.

Atilla Karaoglan do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Ceyhun Sesiguzel dhe Cevdet Komurcuoglu.

Çagdas Altay është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Hakan Ceylan do të jetë në dhomën e VAR-it, bashkë me ndihmësin e tij Koray Gençerler. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement