Gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshjen e rëndësishme çerekfinale të Kupës Evropiane - Gazeta Express
string(81) "gjyqtaret-kosovare-drejtuan-ndeshjen-e-rendesishme-cerekfinale-te-kupes-evropiane"

Gjyqtarët kosovarë drejtuan ndeshjen e rëndësishme çerekfinale të Kupës Evropiane

Sport

Gazeta Express

25/03/2024 20:29

Dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, në fundjavën e kaluar kanë pasur angazhim shumë të rëndësishëm evropian.

Në Athinë, Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Lexo Edhe:

Në këtë ndeshje u takuan Olympiacosi dhe skuadra sllovene, Krka.

Fitore me rezultat 31:26 shënoi skuadra greke.

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) shkroi se “Xhema e Jahja kanë menaxhuar ndeshjen me sukses të plotë, ndërsa pritet të kenë të tjera delegime evropiane në javët e ardhshme”.

/Gazeta Express/