Gjyqtarët e ndeshjeve të kësaj jave në Superligë, derbi Drita-Gjilani i besohet Çakës - Gazeta Express
string(84) "gjyqtaret-e-ndeshjeve-te-kesaj-jave-ne-superlige-derbi-drita-gjilani-i-besohet-cakes"

Gjyqtarët e ndeshjeve të kësaj jave në Superligë, derbi Drita-Gjilani i besohet Çakës

Gazeta Express

16/07/2020 16:54

Derbi mes rivalëve të qytetit Drita kundër Gjilanit, që këtë sezon luftojnë për titull në Superligës, i është besuar ta gjykojë Dardan Çakës, i cili do të ndihohet nga gjytarët anësorë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Shpëtim Murtezi.

Federata e Futbollit e Kosovës e ka publikuar listën e gjyqtarëve që janë caktuar për ndeshjet e javës së 31-të në Ipko Superligë, në të cilën katër klubet në luftë për titull ballafaqohen mes vete dy javë para fundit të sezonit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gramos Shala me ndihmësit e tij Besnik Morinën dhe Imran Kabashin si dhe Elvis Bicajn si gjyqtar i katërt, janë caktuar ta ndajnë drejtësinë në derbin tjetër, mes Ballkanit dhe Prishtinës, i cili luhet për titull po ashtu.

FFK-ja ka vendosur t’ia besojë Çakës derbin e zjarrtë të Gjilanit, pasi vushtrriasi e pati një paraqitje shumë të mirë kur e ndau drejtësinë në derbin mes Prishtinës dhe Dritës që u mbyll baras 1:1 në stadiumin Fadil Vokrri në fundjavë.

Në një kohë ankesash së pareshtura të klubeve ndaj gjyqtarëve, Kreshnik Vula nuk do të gjykojë as këtë javë, që prej ndeshjes së 8 korrikut në derbin plot polemika mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Drita është lidere e Superligës me 65 pikë, tri më shumë se Ballkanit në vendin e dytë, katër më shumë se Gjilani në pozitën e tretë, ndërsa Prishtina është e katërta me shtatë pikë më pak.

Zyrtarët e ndeshjeve të javës së 31-të të Ipko Superligës: