string(78) "gjyqtare-shqiptare-ne-ndeshjen-e-liges-se-kampioneve-ne-konkurrencen-e-femrave"

Sport

Gazeta Express

13/09/2024 11:02

Gjyqtare shqiptare në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në konkurrencën e femrave

Sport

Gazeta Express

13/09/2024 11:02

Katër gjyqtare shqiptare janë përzgjedhur për ndeshjen e UEFA Champions League për femra mes Sportingut të Lisbonës dhe Real Madridit.

Bëhet fjalë për gjyqtaren kryesore, Emanuela Rusta, dhe treshja e saj, Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglantina Pjetrushaj, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtaret shqiptare ndajnë drejtësinë në ndonjë ndeshje të madhe në garat e UEFA-s.

Ndeshja midis Sportingut dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve zhvillohet më datën 19 shtator (e enjte)./GazetaExpress/