Sot është shtyrë seanca për padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, për shpifje në lidhje me akuzat se kryeministri ka fshirë emrin e vëllait të tij, Olsi Ramës, nga dosja e “Xibrakës” me ndihmën e prokurorëve.
Shkaku i shtyrjes ka qenë kërkesa e palës mbrojtëse të deputetit demokrat, që pretendojnë se Bardhi i ka referuar fakte të bëra publike dhe vetëm i ka përsëritur ato.
Në një reagim në rrjete sociale Rama thotë se avokatët e Bardhit nuk kanë asnjë provë prandaj po mundohen të shtyjnë seancat me “llafe boshe”.
“Sot kishim gjyqin për shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit.
Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuad etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”. Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…”, shkruan Rama.
Vetë Bardhi shpjegoi se çfarë ka ndodhur në seancën gjyqësore për padinë për shpifje ndaj tij.
“Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar çtë ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm smerr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin”, shkruan Bardhi.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...