Gjyqi në Hagë, Ish-ambasadori Çejku: Aktakuza ndaj 4 liderëve, godet ndërhyrjen amerikane në Kosovë! Vunë në lojë reputacionin amerikan - Gazeta Express
string(131) "gjyqi-ne-hage-ish-ambasadori-cejku-aktakuza-ndaj-4-lidereve-godet-nderhyrjen-amerikane-ne-kosove-vune-ne-loje-reputacionin-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 22:41

Gjyqi në Hagë, Ish-ambasadori Çejku: Aktakuza ndaj 4 liderëve, godet ndërhyrjen amerikane në Kosovë! Vunë në lojë reputacionin amerikan

Lajme

Gazeta Express

17/02/2026 22:41

Ish-ambasadori Arben Çejku deklaroi në “Studio24” se krijimi i Gjykatës Speciale nuk ka pasur si qëllim goditjen e shtetësisë së Kosovës nga SHBA apo BE. Sipas tij, edhe dëshmia e ish-zyrtarit amerikan James Rubin në Hagë konfirmon se Uashingtoni ka mbrojtur legjitimitetin e vetëmbrojtjes përmes UÇK-së dhe ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

Çejku theksoi se Gjykata në Hagë, në mënyrë indirekte, po ngrinte një aktakuzë politike dhe diplomatike edhe ndaj ndërhyrjes amerikane, duke lënë të kuptohet se në lojë ishte edhe reputacioni i SHBA-së. Ai kujtoi se Rubin kishte deklaruar se ishte konsultuar me Departamentin Amerikan të Shtetit përpara dëshmisë së tij.

Ish-ambasadori ngriti dy momente kur, sipas tij, institucionet e Kosovës mund të kishin vepruar ndryshe: pas rrëzimit të akuzës për trafik organesh, Parlamenti mund të kërkonte amendim kushtetues për të adresuar individualisht krimet e pretenduara, dhe jo zhbërjen e Gjykatës. Ndërsa përpjekjet e mëvonshme për ta shfuqizuar plotësisht atë, përfshirë letrat e ish-presidentit Hashim Thaçi, sipas tij, erdhën me vonesë dhe pa strategji të qartë.

Arben Çejku: Nuk ka qenë qëllimi nga SHBA dhe BE për ta goditur shtetësinë e Kosovës. Madje dhe reagimet e Rubin, zyrtarit amerikan ishte në dy mbrojtje, legjitimitetin e vetëmbrojtjes përmes UÇK dhe mbrojtën ndërhyrjen amerikane. Pasi kjo gjykatë e Hagës, indirekt po ngrinte aktakuzë politike dhe diplomatike ndaj ndërhyrjes amerikane me bashkëautorë që kishin kryer krime kundër njerëzimit.

Dhe James Rubin tha se jam konsultuar me DASH para se të vij për dëshminë këtu. Pra e kishin kuptuar se ishte në lojë dhe reputacioni i tyre. Dy momente janë që institucionet e Kosovës mund të kishin ndërhyrë E para kur u artikulua akuza për trafik organesh dhe ra nga gjykata, në atë moment Parlamenti i Kosovës mund të rinegocionte paketën e këtij ndryshimi kushtetues jo duke kërkuar zhbërjen e gjykatës por duke kërkuar një amendim që për krime të pretenduara individuale, institucionet e Kosovës ishin të mjaftueshme për ta vetëadresuar. Por u mor me pak mendjelehtësi.

Ka qenë një periudhë kur lidershipi ishte shumë pranë korridoreve të Brukselit. Këta tentuan por me shumë vonesë. 2 letra bëri ish-kryeministri dhe ish-presidenti Hashim Thaçi, ku kërkonte mbylljen e gjykatës Dhe tjetra tentuan të mbledhin firma duke kërkuar përmes Kuvendit që të fshinte këtë gjykatë. Nuk kërkuan amendim por kërkuan ta zhbëjnë gjykatën. Dhe ambasadori amerikan shkoi në Kuvend dhe thanë nuk bëhet. Mos harrojmë UNMIK-un ku ka patur struktura dashakeqëse për Kosovën që janë ushqyer nga njerëz të caktuar në Kosovë. Ka patur shkopinj nën rrota për ta penguar.

Kemi treguar qasje mediokre, i kemi kushtuar vëmendje fjalimeve politike, përdorimi politik i kësaj kauze nuk i ka ndihmuar ata në Hagë. Ata janë lutur për mbështetje të avokatëve. Ka patur një lloj moskokëcarje. Si ka mundësi kur u artikulua aktakuza për krime lufte. Nuk ndërhyhet në procedurë tani. Nuk e di si do jetë vendimi në shkallën e parë. Nëse e kanë seriozisht të gjithë faktorët, të përgatiten për Apelim. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement