Asnjëri prej tyre nuk pranoi të japë deklaratë, teksa kaluan pranë kamerave dhe gazetarëve që po i prisnin
Më 12 maj ka filluar zyrtarisht gjyqi i reperit të famshëm, Sean Diddy Combs, i cili përballet me akuza të rënda. Familja e 55-vjeçarit tregoi mbështetjen për të pasi u paraqit në gjykatë ditën e djeshme.
Gjashtë nga shtatë fëmijët e Diddy-t mbërritën në gjykatë, të ndjekur nga nëna e tij, Janice Combs, dhe Dana Tran, nëna e fëmijës së tij më të vogël. Asnjëri prej tyre nuk pranoi të japë deklaratë, teksa kaluan pranë kamerave dhe gazetarëve që po i prisnin.
Në të njëjtën kohë, brenda sallës së gjyqit, procesi i përzgjedhjes së jurisë po përfundon dhe vijojnë deklaratat hapëse. Prokurorët pritet të paraqesin akuza serioze për shfrytëzim seksual dhe sjellje abuzive, ndërsa ekipi mbrojtës i Diddy-t po përgatitet të përgjigjet me strategjinë e vet.
Kujtojmë se akuzat kundër 55-vjeçarit përfshijnë shantazh, trafikim të qenieve njerëzore dhe transportim për qëllime prostitucioni. Në të njëjtën kohë, Diddy përballet me dhjetëra padi për përdhunim dhe abuzim seksual. E nëse dënohet, reperi përballet me burgim të përjetshëm.