Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka hequr dorë nga rekursi në Gjykatën e Lartë.
Teksa vazhdon të jetë në kërkim si një i dënuar me dy vite burg, pesë vite heqje e të drejtës për të mbajtur funksione publike ish-kryeprokurori e ka dorëzuar kërkesën përmes avokatit mbrojtës.
Kjo heqje dorë nga rekursi vjen pikërisht në kohën kur Gjykata e Lartë ka shpallur datën e gjyqit katër vjet nga dënimi i Adriatik Llallës, por edhe me shumë mundësi edhe afrimit drejt afatit të parashkrimit të dënimit.
Gjykata e Lartë ka bërë publike se dita e gjyqit do të jetë në 25 mars dhe ka si relator gjyqtarin e lartë Ilir Panda. Por me dorëzimin e heqjes dorë nga rekursi pritet që gjykata të gjendet pa objekt dhe pa çështje për të shqyrtuar. Ish funksionari i lartë i drejtësisë u gjet fajtor për fshehje pasurie.