Gjyqi historik: 20-vjeçarja padit “Meta” dhe “Youtube” për dizajn që krijon varësi te fëmijët - Gazeta Express
string(88) "gjyqi-historik-20-vjecarja-padit-meta-dhe-youtube-per-dizajn-qe-krijon-varesi-te-femijet"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 8:32

Gjyqi historik: 20-vjeçarja padit “Meta” dhe “Youtube” për dizajn që krijon varësi te fëmijët

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 8:32

Një gjyq historik ka nisur në Kaliforni për të përcaktuar nëse Meta dhe YouTube mund të mbahen ligjërisht përgjegjëse për dizajnin e aplikacioneve të tyre.

Kaley G.M., 20 vjeçe, po padit Meta (Facebook & Instagram) dhe Google (YouTube), duke pretenduar se platformat janë projektuar qëllimisht për të krijuar varësi te fëmijët.

Avokati i saj thotë se dokumente të brendshme tregojnë se kompanitë e dinin rrezikun dhe vepruan me qëllim.

Kaley pretendon se përdorimi i hershëm i rrjeteve sociale i ka dëmtuar shëndetin mendor.

Meta dhe Google i mohojnë akuzat, duke theksuar masat për sigurinë e të rinjve dhe faktorë të tjerë personalë.

Gjyqi fokusohet vetëm te dizajni dhe funksionimi i platformave, jo te përmbajtja e krijuar nga përdoruesit.

Një vendim kundër kompanive mund të hapë rrugën për mijëra padi të ngjashme në SHBA.

Rasti është pjesë e një reagimi global ndaj ndikimit të rrjeteve sociale në shëndetin mendor të fëmijëve ku tashmë disa vende tashmë kanë vendosur kufizime moshe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement