Në “Pressing” të T7, gazetarët Parim Olluri dhe Ilir Mirena, kanë komentuar deklaratat e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku kundër mediave.
Parim Olluri tha se “Abdixhiku duhet të përmend emra konkretë”.
“Një dështak politik dhe e ka për shkak të mungesës së votave, ti po del po thu janë mercenarë dhe nuk po e përmend një emër”, tha Olluri.
Ndërsa, gazetari Ilir Mirena tha se Abdixhiku po mundohet të imitojë Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk është në gjendje me fol me emra përveçëm, këtë unë e shoh si një dobësi të Abdixhikut që po mundohet me bë një imitim të zbehtë të Vetëvendosjes. Gjynah për një djalë të ri”, ka thënë Mirena. /Gazeta Express
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...