Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier - Gazeta Express
string(95) "gjymtohet-21-vjecari-ne-vendin-e-punes-arrestohet-administratori-i-firmes-se-riciklimit-ne-fier"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2026 11:41

Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier

Lajme

Gazeta Express

20/06/2026 11:41

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar gjatë kryerjes së detyrës në një firmë riciklimi mbetjesh.

Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin N. H., 38 vjeç, administrator i firmës, për veprat penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Nga hetimet paraprake rezulton se gjatë procesit të punës është dëmtuar rëndë punonjësi D. R., 21 vjeç, i cili ka pësuar gjymtim. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor.

Policia vijon veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore lidhur me aksidentin. /Top Channel/

Advertisement
Advertisement
Advertisement