Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit vazhdon më 5 shkurt - Gazeta Express
string(59) "gjykimi-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit-vazhdon-me-5-shkurt"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 10:45

Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit vazhdon më 5 shkurt

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 10:45

Gjyqtari në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Valjon Kurtaj, ka caktuar seancën e parë në rigjykim për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Kjo seancë do të mbahet më 5 shkurt në orën 9.30, shkruan Kosovo Online.

Lexo Edhe:

“Sot, unë mora një thirrje nga gjykatësi Valon Kurtaj për seancën e parë në çështjen e vrasjes së Oliver Ivanoviç, që do të thotë se gjykata pranoi kërkesën tonë. Kjo është seanca e parë në të cilën të pandehurit do të deklarohen rreth fajësisë,” tha avokati Miljkoviq, që përfaqëson Nedeljko Spasojeviq.

Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vite është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës, u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.