Gjykimi në Hagë drejt fazës finale, 14 nëntori jepet si afat për përmbylljen e çështjes nga ana mbrojtjes së Thaçit e Krasniqit - Gazeta Express
string(126) "gjykimi-ne-hage-drejt-fazes-finale-14-nentori-jepet-si-afat-per-permbylljen-e-ceshtjes-nga-ana-mbrojtjes-se-thacit-e-krasniqit"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 15:45

Gjykimi në Hagë drejt fazës finale, 14 nëntori jepet si afat për përmbylljen e çështjes nga ana mbrojtjes së Thaçit e Krasniqit

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 15:45

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së tashmë po hyn në fazën finale. Në një vendim të publikuar sot nga Gjykata Speciale dhe të nënshkruar nga gjyqtari Charles L. Smith, 14 nëntori është caktuar si datë e synuar që mbrojtja të përmbyllë çështjen e saj.

Gjykata në vendim shkruan se pasi ka shqyrtuar parashtrimet e palëve dhe pjesëmarrësve, listat e dëshmitarëve të Mbrojtjes së Thaçit dhe Mbrojtjes së Krasniqit dhe vlerësimet e pyetjeve të kryqëzuara të palëve dhe pjesëmarrësve të mbetur paneli ka caktuar datën e synuar për përmbylljen e çështjes nga mbrojtja.

“Caktohet data e synuar për mbylljen e çështjes së Mbrojtjes si për Mbrojtjen e Thaçit ashtu edhe për Mbrojtjen e Krasniqit të premten, më 14 nëntor 2025, ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado që të jetë më e hershme”, thuhet në vendim.