Analisti Milazim Krasniqi ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale për mungesë provash në procesin nda ish-krerëve te UÇK-së.
Ai ka vlerësuar se kjo gjykatë deri me tani po merret me “muhabete odash”.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo mënyrë e denoncimit dëshmon mungesë totale të provave nga ana e prokurorisë.
“Prokurori qe mirret me fragmente librash, me fotografi, kush ku eshte ne kembe e kush ulur,kush cka ka veshur… Keshtu kane qene muhabetet e odave nder ne, opinione, fjalamujtas, thashetheme. Por ne nje gjykate speciale, kjo menyre e denoncimit deshmon mungese totale te provave nga ana e prokurorise”, ka shkruar ai.