Gjykatësi pyet për faktorin lehtësues, ZPS: Dorëzimi vullnetar i Thaçit dhe të tjerëve s’duhet të ketë ndonjë rëndësi të madhe - Gazeta Express
string(123) "gjykatesi-pyet-per-faktorin-lehtesues-zps-dorezimi-vullnetar-i-thacit-dhe-te-tjereve-sduhet-te-kete-ndonje-rendesi-te-madhe"

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 13:42

Gjykatësi pyet për faktorin lehtësues, ZPS: Dorëzimi vullnetar i Thaçit dhe të tjerëve s’duhet të ketë ndonjë rëndësi të madhe

Lajme

Gazeta Express

16/02/2026 13:42

 Në Gjykatën Speciale është duke u zhvilluar seanca e radhës në kuadër të gjyqësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Pas përmbylljes së deklaratave përfundimtare sot ka vazhduar seanca me pyetjet e trupit gjykues.

E pas disa pyetjeve të parashtruara, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar janë pyetur në lidhje me faktin se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi  ishin dorëzuar vetë pas  ngritjes së aktakuzës.

“ZPS-ja a e konteston faktin se ekipet e mbrojtjes nuk ju referuan fare faktorit lehtësues vullnetar?”, pyeti gjykatësi Fergal Gaynor.

Por sipas ZPS-së, kjo s’ka rëndësi të madhe.

“ZPS-ja nuk konteston se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë dorëzuar vetë pra vullnetarisht, por ky faktor nuk duhet të ketë ndonjë rëndësi të madhe sa i përket lehtësimit të pozicionit të tyre. Do doja t’i referohesha Gjykatës Penale sipas të cilit, në aktgjykimin për Rrahman thuhet se dorëzimi vullnetar i të akuzuarve nuk është faktor lehtësues”,deklaroi prokurorja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement