Gjykata vendos për masë të përkohshme, Faton Fetahu i PDK-së lidhet në Pressing: Nuk mori vendim në bazë të kërkesës së Presidentes - Gazeta Express
string(129) "gjykata-vendos-per-mase-te-perkohshme-faton-fetahu-i-pdk-se-lidhet-ne-pressing-nuk-mori-vendim-ne-baze-te-kerkeses-se-presidentes"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 21:56

Gjykata vendos për masë të përkohshme, Faton Fetahu i PDK-së lidhet në Pressing: Nuk mori vendim në bazë të kërkesës së Presidentes

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 21:56

Gjykata ka vendosur për masë të përkohshme lidhur me konstituimin e Kuvendit, e për këtë thotë Faton Fetahu i PDK’së thotë se Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë vendim në bazë të kërkesës së Presidentes Vjosa Osmani.

Fetahu në një lidhje direkte në emisionin Pressing në T7 tha se kërkesa e presidentes ka mbetur pa objekt kërkese, dhe si e tillë nuk mund të trajtohet.

“Po ka mbetur pa objekt kërkese, Ajo kërkesë nuk trajtohet sepse si e tillë nuk ka më objekt sepse masa është vendos”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur parashtrueseve të kërkesës së Memli Krasniqit nga PDK dhe Hykmete Bajrami nga LDK dhe 22 deputetëve të tjerë në lidhje me çështjen e votimit të fshehtë.

Objekti i procedurës ishte vendosja e ex-effico të masës së përkohshme, që nënkupton deputetëve iu ndalohet çdo veprim nga 27 korriku deri më 8 gusht.