Gjykata vendos kundër UEFA-s, hiqen dënimet ndaj klubeve themeluese të Superligës - Gazeta Express
string(80) "gjykata-vendos-kunder-uefa-s-hiqen-denimet-ndaj-klubeve-themeluese-te-superliges"

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 18:00

Gjykata vendos kundër UEFA-s, hiqen dënimet ndaj klubeve themeluese të Superligës

Futboll

Gazeta Express

30/07/2021 18:00

Gjykata ka mbështetur kërkesën e bërë nga themeluesit e Superligës Evropiane për të hedhur poshtë ankesën e UEFA-s.

Në vendimin e tyre, Gjykata konfirmon paralajmërimin e saj për UEFA se mosrespektimi i vendimit të saj do të rezultojë në gjoba dhe përgjegjësi të mundshme penale.

Lexo Edhe:

Sipas vendimi të Gjykatës, do të tërhiqen të gjitha veprimet e UEFA-s kundër të gjitha klubeve themeluese të Superligës Evropiane, përfshirë përfundimin e procedurave disiplinore kundër tre klubeve nënshkruese dhe heqjen e dënimeve dhe kufizimeve që iu imponuan nëntë klubeve të tjera themeluese për t’iu shmangur masave disiplinore të UEFA -s.

Ky vendim është mirëpritur nga tri klubet që ende janë pjesë e këtij projekti, Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit të cilat dolën men jë komunikatë të përbashkët për media.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë zhvillimin e projektit të Super League në një mënyrë konstruktive dhe bashkëpunuese” – thuhej ndër tjera në komunikatë. /Gazeta Express/