Gjykata turke ia vazhdon paraburgimin punëtorit të konsullatës amerikane - Gazeta Express
string(72) "gjykata-turke-ia-vazhdon-paraburgimin-punetorit-te-konsullates-amerikane"

Gjykata turke ia vazhdon paraburgimin punëtorit të konsullatës amerikane

Gazeta Express

11/12/2019 12:11

Një gjykatë turke mori vendim të mërkurën që ta mbajë në paraburgim një punëtor të konsullatës amerikane në kohën kur po vazhdojnë hetimet kundër tij nën akuzën për spiunazh.

Avokati i Metin Topuz-it tha se klienti i tij do të mbetet në paraburgim deri në seancën e radhës, e cila do të mbahet në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Lexo Edhe:

Rasti i këtij zyrtari ka qenë shkaktar i tensionimit të marrëdhënieve mes aleatëve të NATO-s, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Topuz, i cili ka punuar si përkthyes për Agjencinë Kundër Drogës në konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Stamboll, është duke u mbajtur në paraburgim për më shumë se dy vjet. Avokati i tij, Halit Akalp, tha se seanca e radhës është caktuar për datën 10 mars 2020.

Ky person akuzohet nga autoritetet turke për spiunazh dhe lidhje me rrjetin e klerikut Fetullah Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, ai i ka mohuar këto akuza.

Gjykata e ka arsyetuar vendimin për vazhdimin e paraburgimit me synimin për ta dëgjuar edhe dëshminë e një dëshmitari tjetër, i cili ende nuk është paraqitur, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.