string(75) "gjykata-supreme-i-hap-rruge-trumpit-per-deportimin-e-mbi-500000-emigranteve"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 17:06

Gjykata Supreme i hap rrugë Trumpit për deportimin e mbi 500,000 emigrantëve

Lajme

Gazeta Express

30/05/2025 17:06

Gjykata Supreme i ka hapur rrugë administratës Trump për të hequr mbrojtjen e përkohshme ligjore për qindra mijëra emigrantë, duke çuar numrin e njerëzve që rrezikojnë deportimin nga SHBA në afër një million.

Në një vendim të fundit gjykatësit kanë rrëzuar urdhrin e një gjykate më të ulët që mbante në fuqi mbrojtjen humanitare për më shumë se 500,000 emigrantë nga katër vende: Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.

Sipas CNN, gjykata gjithashtu ka lejuar administratën të revokojë statusin e përkohshëm ligjor edhe për rreth 350,000 emigrantë venezuelanë në një rast tjetër.

Bëhet e ditur se vendimi i Gjykatës Supreme nuk është përfundimtar dhe çështja ligjore do të vazhdojë në gjykatat më të ulëta, megjithatë, ky urdhër i jep mundësinë administratës të përshpejtojë deportimet për ata që më parë kishin përfituar nga programi i “parole”.

Ligji federal për imigracionin që nga vitet 1950 u ka lejuar administratave të “lirojnë me parole” disa emigrantë që vijnë në kufi për arsye humanitare dhe të tjera. Emigrantët e “liruar me parole” mund të jetojnë dhe punojnë ligjërisht në vend për dy vjet, zakonisht, edhe pse statusi i tyre është i përkohshëm.

Ndërsa, ishte administrata Biden në vitin 2023 që njoftoi se do të jepte “parole” për emigrantët e kualifikuar nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela, të cilët i nënshtroheshin shqyrtimit nga autoritetet, në vend që të tentonin të hynin në mënyrë të paligjshme në vend. Aplikantët duhej të kishin një garant amerikan dhe të kalonin kontrolle sigurie. Megjithatë, Donald Trump që në ditën e tij të parë në detyrë nënshkroi një urdhër duke kërkuar ndërprerjen e njëanshme të këtij programi.