Gjykata ruse shpall grupin Pussy Riot “ekstremist” - Gazeta Express
string(48) "gjykata-ruse-shpall-grupin-pussy-riot-ekstremist"

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 8:57

Gjykata ruse shpall grupin Pussy Riot “ekstremist”

Lajme

Gazeta Express

16/12/2025 8:57

Një gjykatë në Moskë ka shpallur grupin rus të muzikës punk dhe protestës Pussy Riot si organizatë ekstremiste, duke ndaluar veprimtarinë e tij në territorin e Federatës Ruse. Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore ruse TASS.

Vendimi u mor pas një kërkese të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Avokati i grupit, Leonid Solovyov, ka deklaruar se Pussy Riot do ta apelojë vendimin.

Pussy Riot, anëtarët e të cilit jetojnë në mërgim prej vitesh, reagoi ashpër përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar vendimin si një përpjekje për t’i heshtur.

“Në Rusinë e sotme, të thuash të vërtetën quhet ekstremizëm. Atëherë po, jemi krenarë që na quajnë ekstremistë,” thuhet në reagimin e grupit, ku presidenti rus Vladimir Putin u sulmua ashpër me tone kritike.

Prokuroria ruse e ka justifikuar padinë me veprimet e mëparshme të grupit, përfshirë protestën e vitit 2012 në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë dhe ndërhyrjen gjatë finales së Kupës së Botës në vitin 2018.

Në vitin 2012, anëtaret Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina u dënuan me dy vjet burg për “huliganizëm”, por u liruan në vitin 2013 përmes një amnistie të përgjithshme.

Së fundmi, disa persona të lidhur me Pussy Riot janë dënuar me burg për akuza mbi përhapjen e “informacioneve të rreme” për ushtrinë ruse, akuza që ata i kanë cilësuar si politikisht të motivuara.

Vendimi i fundit pritet të rrisë më tej tensionet mes autoriteteve ruse dhe artistëve e aktivistëve kritikë ndaj Kremlinit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement