Gjykata pushon dosjen e bujshme të CEZ, gjyqtari Sallaku: S'ka vepër penale - Gazeta Express
string(72) "gjykata-pushon-dosjen-e-bujshme-te-cez-gjyqtari-sallaku-ska-veper-penale"

Gazeta Express

24/01/2020 16:45

Gjykata pushon dosjen e bujshme të CEZ, gjyqtari Sallaku: S’ka vepër penale

Gazeta Express

24/01/2020 16:45

Gjykata e Tiranë ka vendosur këtë të premte të pushojë çështjen e famshme të privatizimit të OSSH-në adresë të kompanisë çeke të CEZ, me argumentin se nuk ka vepër penale në adresë të të akuzuarve.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Lazer Sallaku, një emër i njohur për publikun ditët e fundit, pasi është i njëjti gjyqtar që vendosi pushimin e hetimeve për çështjen e lobimit rus dhe akuzave që rëndonin mbi Lulzim Bashën dhe disa zyrtarë të tjerë të PD-së.

Lexo Edhe:

Socialistët ngritën dhe një komision hetimor në lidhje me këtë çështje, ku u morën në pyetje edhe Sali Berisha e djali i tij, Shkëlzen Berisha. Çështja sipas socialistëve është një rast i korrupsionit të pastër të qeverisë së shkuar të demokratëve.

Nga ana tjetër demokratët e akuzuan kryeministrin, i cili pasi erdhi në pushtet bëri një marrëveshje me çekët e CEZ, duke i paguar disa miliona euro në mënyrë që të gjitha aksionet t’i kalonin shtetit dhe më konkretisht OSHEE-së (Operatorit të shpërndarjes së Energjisë Elektrike). Por për demokratët marrëveshja për të përfunduar kontratën ishte një gabim i rëndë dhe me hije korruptive, pasi qeveria i fali çekëve rreth 500 mln euro fatura të papaguara nga ana e kompanisë së huaj CEZ./Express