Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ndaj Mefail Shkodrës nuk ka lëndë aktive në Gjykatë. Sa i përket dosje penale, ai ka pasur tri lëndë penale dhe të gjitha kanë përfunduar me aktgjykim dënues.
Në vitin 2018, Shkodra është dënuar “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve”, në vitin 2014 për “Vjedhje të shërbimeve komunale” dhe në vitin 2011 për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
Ndërsa sa i përket djemve të tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, Gjykata ka thënë se nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale të gjykatës.
“Sa i përket, dy të dyshuarve të tjerë Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra nuk figurojnë në regjistrin e evidencës penale të Gjykatës për ndonjë vepër penale të gjykuar me vendim të plotëfuqishëm apo ndonjë rast të papërfunduar.”
Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij dyshohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi dje në Gjilan. Ata ndodhen ende në arrati.