Gjykata: Ministria e shkarkoi jashtëligjshëm drejtorin e Qendrës Kinematografike, Arben Zharku - Gazeta Express
string(92) "gjykata-ministria-e-shkarkoi-jashteligjshem-drejtorin-e-qendres-kinematografike-arben-zharku"

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 9:44

Gjykata: Ministria e shkarkoi jashtëligjshëm drejtorin e Qendrës Kinematografike, Arben Zharku

Lajme

Gazeta Express

20/02/2026 9:44

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se me rastin e shkarkimit të Arben Zharkut nga pozita e drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, Ministria e Kulturës ka vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi. Kjo Gjykatë më shumë se katër vjet pas rastit, ka shfuqizuar vendimin e ish-ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, nëpërmjet të cilit është shkarkuar Zharku. Ministria e Kulturës detyrohet t’ia shpaguajë madje me kamatë pagat e mbetura deri në përfundim të rregullt të mandatit e po ashtu t’i paguajë shpenzimet administrative të Gjykatës. Arben Zharku qe shkarkuar në dhjetor të vitit 2021. “Seriali” i asokohshëm i Ministrisë së Kulturës nis me pezullim, shkarkim, kthim në detyrë, paralajmërim për shkarkim e më pas shkarkim.

“Aprovohet në tërësi si e bazuar kërkesëpadia e paditësit Arben Zharku ndaj të paditurës Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilën e përfaqëson Avokatura Shtetërore”, shkruhet në pikën e parë të vendimit të shtypur në ditën e 16-të të këtij muaji. Në vendimin e nxjerrë nga gjyqtari Florian Krasniqi, anulohen pesë vendime të Ministrisë së Kulturës të marra brenda pesë muajsh deri në shkarkimin përfundimtar të Zharkut. E në pikën e tretë të vendimit, Gjykata ka vendosur që në emër të pagave, për periudhën 01.10.2021 deri më datë 15.03.2022, t’i paguhen Zharkut 5 mijë e 65 euro me kamatë ligjore prej 8 për qind në vit nga dita e paraqitjes së padisë në gjykatë më datë 04.10.2021. E në emër të kontributit pensional Ministria duhet të paguajë shumën prej 576 eurosh si dhe tatimin në pagë, 414 euro. Po ashtu Ministria e Kulturës duhet të paguajë një mijë e 80 euro për shpenzimet administrative të Gjykatës./Koha

Advertisement
Advertisement
Advertisement