Gjykata liron nga akuza noterin e akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe të akuzuarin tjetër - Gazeta Express
string(101) "gjykata-liron-nga-akuza-noterin-e-akuzuar-per-falsifikim-te-dokumentit-zyrtar-dhe-te-akuzuarin-tjeter"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 17:10

Gjykata liron nga akuza noterin e akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe të akuzuarin tjetër

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 17:10

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim me të cilin ka liruar nga akuza noterin Hivzi Murseli për “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, si dhe Qani Xhelilin për “Dëmtim të të drejtave pronësore të personit tjetër” dhe “Legalizim të përmbajtjes së rreme”.

Vendimi i Gjykatës është përpiuar më 22 janar 2026, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjetjet e Themelores:

Sipas Gjykatës, bazuar në faktet dhe provat që janë administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor, është arritur përfundimi se në çështjen konkrete penale nuk vërtetuar është përtej dyshimit të bauzuar mirë se Murseli ka kryer vëpre penale të “Falsifikimit të dokumentit zyrtar”.

Edhe për Xhelilin, Gjykata thekson se nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i akuzuari e ka kryer veprat penale që i viheshin në barrë.

Në këtë përfundim, trupi gjykues arriti duke u bazuar fillimisht në deklaratën e të dëmtuarit Dukagjin Gërvalla dhe se në asnjë rrethanë nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se të dëmtuarit i është dëmtuar e drejta pronësore për sipërfaqen prej 1000 m2 siç pretendohet në dispozitivin e aktakuzës lëndore.

Po ashtu, thuhet se në atë përfundim, trupi gjykues erdhi duke u bazuar në deklaratën e të dëmtuarit i cili në seancën e shqyrtimit gjyqësor ka theksuar faktin se pas lidhjes së kontratës mbi ndërtimin e përbashkët me të akuzuarin Xhelili, kanë lidhur edhe kontrata të tjera interne për kompensim mes vete, por nuk i kujtohet se sa të tilla i kanë nënshkruar dhe se nuk e di numrin e saktë të vend-parkingjeve të cilat i kanë takuar.

Sipas vendimit, një konstatim i tillë i trupit gjykues gjen mbështetje në provat materiale të administruara në seancën e shqyrtimit gjyqësor.

Gjithnjë sipas vendimit, thuhet se se organi kompetent në rastin konkreti noteri (i akuzuari Murseli) nuk është vënë në lajthim nga ky dokument-parakontrata. Aty thuhet se i njëjti, para-kontratën e ka hartuar mbi skicën me ngjyrë të kuqe, nënshkruar dhe vulosur nga kompania “Gzimi” dhe “Dukagjini IMO”, e jo mbi kontratën e datës 18 prill 2019 dhe si rrjedhojë noteri nuk e ka legalizuar një dokument dhe përmbajtje të tillë.

Andaj, thuhet se duke u bazuar në këto dhe faktin se kontrata e datës 18 prill 2019 e cila kishte ndërhyrje nuk ka shërbyer si provë për hartimin e para kontratës, nuk formësohen elementet e veprës penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Gjykata Themelore në Gjilan në vendim thekson se me qëllim të ndriçimit të çështjes, ka aprovuar propozimin e Qani Xhelilit, duke administruar si provë kontratën për kompensim të kërkesave dhe detyrimeve, faturat e lëshuara, skicën e bodrumit të parkingjeve, e prova të tjera.

Lidhur me vendimin për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, Gjykata ka udhëzuar të dëmtuarin Gërvalla në kontest të rregullt juridiko-civil, bazuar në nenin 462, paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale.

Kundër vendimit të Themelores, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Ferizaj ngarkonte noterin në Gjilan, Hivzi Murseli për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, si dhe Qani Xhelilin për veprat penale “Dëmtim i të drejtave pronësore të personit tjetër” si dhe “Legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas aktakuzës, në pikën e parë thuhet se Murseli në cilësi të noterit në Komunën e Gjilanit gjatë muajit korrik 2020, përpilon para-kontratën më 7 korrik 2020 të sipërfaqes prej 1000 metra katror të ashtuquajtur “Bodrum nën lokal”, në mes të “Gzimi” Sh.P..K me pronar Qani Xhelilin dhe Faton Selmanin.

Gjithnjë sipas aktakuzës, këtë veprim noteri Murseli e bën duke ditur se dokumenti-kontrata për kompensimin e kërkesave dhe detyrimeve sipas situacionit…, të datës 18 prill 2019 është i falsifikuar, pasi që ishte në njohur se ka ekzistuar kontrata tjetër e lidhur mes “Gzimi” Sh.P.K dhe “Dukagjini IMO” Sh.P.K., pikërisht në zyrën e tij noteriale.

Sipas aktakuzës, në kontratën e datës 18 prill 2019 është specifikuar qartë sipërfaqja që i takon secilës palë kontraktuese.

Prandaj, për shkak të këtyre veprime noteri Murseli ngarkohej me veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar” nga neni 427, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë ngarkohej edhe Qani Xhelili, ku thuhet se në cilësi të pronarit të kompanisë “Gzimi” Sh.P.K, me qëllim të pengimit të realizimit të së drejtës pronësore, ka tjetërsuar pronën e Dukagjin Gërvallës. Aty thuhet se i njëjti në Gjilan më 7 korrik 2020 kishte lidhur para-kontratën e shitblerjes me Faton Selmanin për sipërfaqen prej 1000 metra katror të ashtuquajtur “Bodrum nën lokal”.

Prandaj për shkak të këtyre veprimeve, i njëjti ngarkohej për veprën penale penale “Dëmtim i të drejtave pronësore të personit tjetër” nga neni 332, paragrafi 1 i KPRK-së.

Xhelili po ashtu, thuhet se me rastin e përpilimit të para-kontratës më 7 korrik 2020 në mes të “Gzimi” Sh.P.K dhe Faton Selmanit në Gjilan te noteri Hivzi Murseli, ka paraqitur dokument të rrejshëm dhe atë kontratën e datës 18 prill 2019 e lidhur mes Xhelilit dhe Gërvallës. E në të cilën para-kontratë të origjinalit me shkronja të dorës, ka shënuar të dhënat të cilat nuk janë në kontratën origjinale, e të cilën kontratë e ka shfrytëzuar për të tjetërsuar pasurinë e cekur si në pikën e parë dhe të dytë të aktakuzës.

Prandaj, Xhelili për këto veprime ngarkohej edhe me veprën penale ““Legalizim i përmbajtjes së rreme” nga neni 395, paragrafi 1 i KPRK-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement