Gjykata Kushtetuese, ka vendosur lidhur me kërkesën e Avokatit të Popullit, për skemën pensionale, duke bërë të ditur se Ligjin për Skemat Pensionale nuk e shkelë Kushtetutën.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se, përmes këtij vendimit qytetarët që janë larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve 1989–1999, do të mund të marrin pension të pjesshëm, në përputhje me vitet që kanë punuar dhe për aq kontribute sa kanë paguar deri në atë kohë.
‘‘Gjykata vlerësoi se mënyra e përcaktimit të pensioneve përmes skemës parciale kontributpaguese të moshës përmes nenit 4 të Ligjit të kontestuar, ua njeh përvojën e punës dhe kontributet pensionale, pa dallim, të gjithë punëtorëve të dëbuar dhunshëm nga puna përgjatë viteve 1989-1999, duke shmangur kësisoj çfarëdo forme të diskriminimit dhe të trajtimit të pabarabartë midis grupeve, në lidhje me të drejtën e tyre për realizimin e pensionit kontributpagues të moshës. Gjykata vlerësoi që zgjidhja e përcaktuar përmes Ligjit të kontestuar, paraqet një ekuilibër të drejtë mes qëllimit legjitim të mbrojtjes së interesit publik dhe të drejtave dhe lirive themelore të individit’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...