Afro dy muaj pasi rrëzoi kërkesën e tij për shpalljen antikushtetuese të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”, të caktuar nga SPAK, Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin për Sali Berishën.Trupa e Gjyqtarëve e gjeti të pabazuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike për cenim të parimeve të pavarësisë dhe paanshmërisë.Gjykata vlerëson se masa e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, (në rastin konkret një herë në dy javë), nuk prek funksionet legjislative të Kuvendit dhe nuk e pengon kërkuesin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet.Mbi të njëjtin argument, Gjykata vlerëson se edhe masa e sigurimit e ndalimit për të dalë jashtë shtetit nuk e pengon kërkuesin të zhvilloje jetën e tij parlamentare. Për rrjedhojë, edhe autorizimi i kuvendit nuk është i nevojshëm. Gjykata arrin në përfundimin se togfjalëshi “ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme” i referohet vetëm lirisë personale, të mbrojtur nga neni 27 i Kushtetutës dhe ai gjen zbatim vetëm në ato raste kur ndaj deputetit vendoset një masë kufizuese, që i heq lirinë personale.Për pasojë, autorizimi i Kuvendit është i nevojshëm vetëm nëse masat kufizuese të vendosura ndaj kërkuesit përbëjnë kufizim/heqje të lirisë së tij personale, i cili është i tillë që sjell pasoja në vetë të drejtën e deputetit për t’u zgjedhur, në aspektin e ushtrimit të të drejtave të tij si deputet, pra të vetë veprimtarisë parlamentare.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...