string(111) "gjykata-kushtetuese-pranohet-si-anetare-me-te-drejta-te-plota-ne-konferencen-europiane-te-gjykatave-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 13:34

Gjykata Kushtetuese pranohet si anëtare me të drejta të plota në Konferencën Europiane të Gjykatave Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

28/02/2025 13:34

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota Konferencën Europiane të Gjykatave Kushtetuese.

Pranimi i saj u bë në Takimin Përgatitor të Qarkut të Presidentëve të Kongresit të 20-të të Konferencës Europiane të Gjykatave Kushtetuese (KEGJK), organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, njoftoi Gjykata Kushtetuese.

Pranimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në KEGJK u parapri nga prezantimi i kërkesës për anëtarësim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, i cili në fjalimin e tij, siç thuhet në njoftim, ndër të tjera tha se “synimi ynë nuk ka qenë kurrë të ndjekim një avantazh politik duke iu bashkuar KEGJK-së, por përkundrazi, të zëmë vendin e merituar në mesin e anëtarëve të një komuniteti që mbështet vlerat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në kontinentin evropian. Gjykata jonë është dëshmuar se është një gardiane e pasionuar e këtyre vlerave”.

Konferenca Europiane e Gjykatave Kushtetuese (KEGJK) është themeluar në vitin 1972, me një anëtarësi prej 40 gjykatash kushtetuese dhe supreme të vendeve europiane./Express/